Mohamed Salah është një fenomen, por jo vetëm në fushë. Ylli egjiptian i Liverpulit është kthyer në një hero kombëtar në Egjipt, aty ku shihet si modeli perfekt so futbollist, por mbi të gjitha si person, sepse sulmuesi i talentuar nuk ka përfunduar asnjëherë në qendër të vëmendjes për keq.
Jo rastësisht, në Egjipt kanë menduar ta bëjnë Salah pjesë të fushatës “Thuaji jo drogës” dhe ylli i Liverpulit pranoi me kënaqësi të xhironte një reklamë ku ftonte egjiptianët që të kërkoni ndihmë në organizatat e specializuara, për të hequr dorë nga droga.
Efekti Salah u ndje menjëherë, sepse spoti sensibilizues u transmetua para tre ditësh për herë të parë dhe që atëherë raportohet se telefonatat drejt qendrës së rehabilitimit janë shtuar me 400%.
Ja ç’mund të bëjë sporti dhe si mund ta përdorë famën e vet për mirë çdo futbollist i madh.