Sakrifica/ De Bryune është shembulli i duhur, luajti me ligamentin e dëmtuar vetëm për të qenë në fushë kundër Italisë

Kevin De Bryune është shembulli i duhur për të gjithë futbollistët që Kombëtaren e krahasojnë me ndeshjet e shumta që zhvillojnë në klube. Ylli i Manchester City pritej që të mos luante ndaj Italisë pasi vinte nga dëmtimi në ndeshjen me Portugalinë, ndërsa problemi i vjetër ishte në finalen e “Champions League”.

Ky futbollist nuk u stërvit për gjithë javën, por u shfaq papritur në fushën e lojës. Mjekët kanë bërë një magji më vete, megjithëse edhe De Bryune zgjodhi që të rrezikonte shumë për të qenë në fushë me Italinë, madje edhe duke luajtur me ligamentin e dëmtuar e që nuk ishte shëruar plotësisht.

“Këto ishin javë të çuditshme për mua. Kam pasur atë dëmtim në finalen e CL dhe më pas atë në ndeshjen kundër Portugalisë. Unë me të vërtetë duhet të falënderoj stafin tonë mjekësor, ata bënë gjithçka që unë të luaja. Sepse në të vërtetë kjo është një mrekulli.

Doja të isha në fushë, kisha shumë presion për të qenë në fushë. Jap gjithçka për të ndihmuar ekipin, por fatkeqësisht nuk ishte e mjaftueshme. Zhgënjimi është i madh, por nuk mendoj se duhet ta fajësojmë veten. Ne provuam gjithçka”, tha De Bryune. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *