Armando Sadiku është grumbulluar në kombëtare, por ndërkohë te Levante është spektator. Dje Levante fitoi ndaj Eibarit 2-1, por sulmuesi kuqezi ishte në tribunë. Zgjedhje teknike, apo thjesht zgjedhje për të ruajtur sulmuesin nga ndonjë lëndim i dëmtimit të tmerrshëm pësuar pak javë më parë, kjo pak rëndësi ka, sepse Panuçi e ka grumbulluar në kombëtare, duke pasur besim të plotë te sulmuesi, që në fakt në kombëtare ka qenë gjithnjë perfekt.
Ndërkaq, Sokol Cikalleshi ka festuar me Osmanlisporin një fitore të thellë 4-0, edhe pse u fut në pjesën e dytë, duke luajtur më pak se gjysmë ore lojë. Pikërisht rivali i Cikalleshit në sulm, Mehmet Batdall, shënoi dy gola në fushën e Karabysporit, duke ndihmuar Osmanlisporin të dalë nga zona e ftohtë.