Sadiku pushim në fundjavë, dëmtimi nuk ka kaluar ende

Armando Sadiku është kthyer në stërvitje, pas përplasjes së frikshme me portierin e Espanjolit Diego Lopez javën e shkuar, por kthimi në fushë për ndeshje zyrtare është krejt ndryshe dhe nuk është aq e thjeshtë.

Këtë fundjavë Levante përballet me Getafen dhe trajneri Pako Lopez nuk e ka grumbulluar Sadikun. Sulmuesi kuqezi nuk është ende gati dhe frika e lëndimit të dëmtimit pësuar javën e shkuar është normale. Sulmuesi i transferuar në janar nga Legia në Spanjë pësoi një frakturë në përplasjen e pavullnetshme me portierin kundërshtar dhe ditët e fundit është stërvitur me maskë. Deri tani gjithçka i ka shkuar keq shqiptarit, pasi fillimisht u ul në tribunë, më pas alternoi formacionin me tribunën pa treguar dot sa vlen, ndërsa javën e shkuar u dëmtua keq, në ndeshjen që çoi te largimi i trajnerit Huan Munjiz, pas 15 ndeshjesh rresht pa fitore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *