Sadiku përfundon në tribunë, tifozët-trajnerit: Zhduku!

 

Plas te Levante! Humbja e djeshme ndaj Deportivo Alavesit, që ka marrë 3 pikët e para në kampionat që pas ardhjes së Klarens Sedorfit, siç duket, nuk është duruar më nga tifozët, sipas të cilëve trajneri Muniz ka mbushur kupën dhe duhet të largohet për “eksperimentet” që ka bërë sërish në formacion. Si fillim, duke ulur në stol Xhampaolo Pacinin, që u aktivizua në pjesën e dytë dhe, më pas, pasi la Sadikun në tribunë, edhe pse lojtari ishte grumbulluar për këtë ndeshje.

Dhe të mendosh që pak ditë më parë, bomberi kuqezi ishte në fushë dhe madje iu afrua golit në debutim. Nuk dihen arsyet e zgjedhjeve të trajnerit, që nuk mund të justifikohet me lodhje, pasi të dy lojtarët kanë ardhur në janar dhe, Sadiku, sakaq, është më i freskët se kurrë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *