Armando Sadiku, sulmuesi i Shqipërisë, pas ndeshjes me Italinë, u shpreh i kënaqur për paraqitjen, por jo rezultatin. Për RTSH Sport u shpreh: “Luajtëm të barabartë ndaj Italisë. Kishim disa mundësi dhe goditëm portën, por u ndëshkuam nga një gabim. Me pak fat, do të kishim realizuar dhe ndeshja do të ishte ndryshe. Dhamë të gjithë maksimumin dhe u ndëshkuam nga një episod”.
Sadiku ndërroi fanellën me Xhixhi Bufonin… “Po, e vërtetë. Eshtë një legjenë për mua dhe kur ishte një goditje këndi, ia kërkova dhe më tha ok kur të mbarojë ndeshja”.
Ishim pak konfuz dhe nuk na dolën skemat. U mundova të luaj edhe në krah, por ishte pak e vështirë të luajë ndaj Kielinit dhe Bonuçit, që janë të gjatë. Sigurisht, nuk mund të them që nuk u furnizova, por ne luajtëm për të provuar kundërsulmet”.
Bonuçi dhe Kielini, si tu dukën? “Janë lojtarë me përvojë. Flisnin shumë me njëri-tjetrin. U mundova që t’i kapja pas shpine. Ishte pak e vështirë, por ne i krijuam ato raste. Duhet t’i kishim shfrytëzuar ato gabime të vogla që na lejuan”.
Shqipëri ëndrrash!