Sa vite pa e parë/ 12.000 tifozë presin edhe Strakoshën, bëhet fjalë për stërvitje

Një festë e madhe për Lacion ka qenë pas fitimit të Superkupës. Jo pak, por 12.000 tifozë ishin në stërvitje për të parë ekipin e tyre.

Suksesi i arritur në Superkupën që u zhvillua ndaj Arabisë Saudite e rriti shumë entuziazmin e sportdashësve. Por edhe situata e Lacios në kampionatin e Serisë A është shumë e favorshme, pasi janë menjëherë pas Juventusit dhe Interit. Shumë vite pa e parë një qendër stërvitore të mbushur në këtë mënyrë, ku ka pasur kore dhe duartrokitje nga tifozët për futbollistët. /Sport Ekspres/