Kristiano Ronaldo nuk ka qenë në titujt e parë të lajmeve vetëm sa i përket fushës së blertë, por edhe ngjarjeve që ndodhin jashtë saj. Portugezi do të fitonte vëmendjen absolute që në kohën kur ishte pjesë e Manchester United dikur. Megjithëse këtë herë vjen si një prej lojtarëve më të mirë në historinë e futbollit, Ronaldo ka pasur shumë për të treguar gjatë qëndrimit të parë tek djajtë e kuq.
Por çfarë kanë shkruar tituj e mediave për portugezin asokohe? Një prej historive që gjithmonë kujtohet është takimi i tij me aktoren Gemma Atkinson. Shumë u përfol për një mbrëmje të bukur mes tyre, ndërsa aktorja do të shprehej: “Ishte shumë joshës. Ne thjesht kemi shkuar në shtëpinë time, pimë filxhanë çaji dhe kemi parë një film. Kaq, sinqerisht”.
Ky takim me aktoren do të zhvillohej në 2007, ndërsa vetë Gemma ka zbuluar sesi i janë ofruar shuma të mëdha parash në 2010: “Me Cristianon ishte çmendur sepse kudo kishte fotografë që e ndiqnin. Kur u ndamë më ofruan aq shumë për të folur për të, por nuk doja”.
Ndërkohë Ronaldo do të shkatërronte edhe Ferrarin e tij të ri në tunelin e aeroportit të Manchester United. Fatmirësisht portugezi do të dilte vetë i padëmtuar, por shakaja e tij kushtoi 200.000 paund dhe njëkohësisht mori faturën prej 20.000 paundësh që të rregullonte problemet që i shkaktoi tunelit, pasi provoi limitet e makinës duke shkuar në 205 km/orë. /Sport Ekspres/