“Sa hakmarrje e bukur nga shqiptari në stadiumin e tij”! Elseid Hysaj çudit ndaj Napolit, media italiane e ngre mbi të gjithë: Bllokoi Lozanon dhe Politanon

Ashtu si Lacio fitoi në transfertë ndaj Napolit me shifrat 0-1 duke i çuditur të gjithë, edhe Elseid Hysaj i ka lënë të gjithë pa fjalë me performancën e tij. Mbrojtësi shkodran ishte një prej më të mirëve të takimit ndaj ish-ekipit të tij.

“Laziopress” e ka vlerësuar me notën 8, mbi të gjithë, duke përjashtuar vetëm autorin e golit, Vecino. “Sa hakmarrje e bukur nga shqiptari në atë stadium të tij. Bllokon Lozanon, nuk vuan nga Politano dhe vazhdimisht shtyn përpara për aksionin sulmues. Shqiptari ishte një intuitë e madhe e trajnerit”, shkruhet në vlerësim. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online