Rusia vazhdon me pushtimin e Ukrainës, Shevcenko ngre shqetësimin e “gjeneratës së humbur”: Kanë ikur talentet, duhet t’i gjejmë ku janë dhe t’i marrim në Kombëtare

Ish-futbollisti i famshëm i Chelseat dhe Milanit, Andriy Shevchenko, së fundmi është bërë president i Federatës së Futbollit të Ukrainës. Ai u zgjodh vetëm shtatë ditë më parë në detyrën e re, por tashmë po përballet me probleme serioze dhe shpjegoi se cili është aktualisht problemi më i madh për futbollin ukrainas.

Në 23 ditë do të bëhen saktësisht dy vjet nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës. Që atëherë, jeta e ukrainasve ka ndryshuar ndjeshëm. Shumë prej tyre u larguan jashtë vendit kur filluan bombardimet dhe në mesin e atyre që u desh të largoheshin nga vendi i tyre është një numër i madh lojtarësh të rinj dhe të talentuar.

Prandaj, federata e Ukrainës po punon aktualisht për të siguruar që mijëra lojtarë të rinj që u larguan nga vendi të mos shndërrohen në një “brez të humbur”. Andriy Shevchenko, fituesi i Topit të Artë në vitin 2004, dikur ka punuar si trajner i Ukrainës, për të cilën dikur ishte kapiteni dhe golashënuesi më i mirë i saj dhe tani po përpiqet të gjejë një zgjidhje për këtë problem serioz.

Në fjalimin e tij kur u shpall president, ai theksoi se do të bënte gjithçka në fuqinë e tij që bota të mos harrojë luftën midis Ukrainës dhe Rusisë dhe zbuloi një plan për “gjeneratën e humbur të ukrainasve”. Vlerësohet se rreth gjashtë milionë njerëz janë larguar nga vendi që nga fillimi i luftës dhe tetë milionë të tjerë janë zhvendosur. Shevchenko nuk e fsheh se shumë futbollistë të talentuar kanë shkuar në akademi anembanë Evropës.

“Një brez i tërë duhej të largohej nga vendi para luftës. Është shumë e rëndësishme për ne që të krijojmë kontakte me këta lojtarë në të ardhmen dhe t’i inkurajojmë ata të luajnë për ekipin kombëtar të Ukrainës. Ne e dimë se duhet të veprojmë për këtë çështje. Nëse jo, ne rrezikojmë të humbasim të gjithë lojtarët tanë të talentuar. Tani po krijojmë bazën e të dhënave për të ditur se ku janë këta lojtarë”, tha Shevcenko. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *