Rumania ndodhet prej një kohe të gjatë në një krizë të madhe rezultatesh. Kjo nuk mund të pranohet nga opinioni publik dhe mediat kanë reaguar ashpër. Ndërkohë edhe ish-lojtari i Rumanisë, Sorin Cartu, ka kritikuar rëndë lojtarët dhe ka vendosur në pikëpyetje trajnerin. Panorama që ai ofron të kujton jo pak edhe gjendjen aktuale të Shqipërisë.
“Nuk mund të pranoj që të paktën nuk mund të përballemi me Malin e Zi, madje as me Bosnjën. Nuk dimë të bëjmë një analizë realiste, ky është problemi. Çfarë po përpiqemi të bëjmë me sistemin 4-3-3 nëse nuk kemi lojtarë për këtë sistem? Ne nuk kemi një sulmues qendror apo një mesfushor. Sado të kesh filozofi si trajner, nëse nuk ke lojtarë? Nuk mund të bësh një përzgjedhje vetëm në bazë të njohurive që ke si trajner”, tha Cartu, teksa Rumania humbi në ndeshjen e fundit me shifrat 0-3 ndaj Malit të Zi. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/