Ruante dhitë në moshën 5-vjeç dhe serbët i vra.në gjyshin, historia e Luka Modric: Trajnerët i thonin që je shumë i ndrojtur për të luajtur futboll

Luka Modric mund të fitojë vetëm zemra tifozësh, kurrsesi urrejtje. Me përulësinë e tij dhe nivelin e futbollit që luan pavarësisht moshës, kroati është kthyer në një histori frymëzimi për shumëkënd. Është historia e një fëmije që në moshën 5-vjeçe duhej të ruante dhitë. Madje për të vërtetuar të gjithën këtë, kanë dalë edhe foto nga ajo kohë. Por si është e mundur që syri i një fotografi të kapte Modric në moshën 5-vjeçare? A e dinte ai vallë se ky djaloshi do të bëhej dikush në të ardhmen? Jo, ishte shumë rastësore.

“Ata ishin njerëz të mirë. I vizitoja sa herë që shkoja për të filmuar kafshë të egra, natyrën dhe jetën në male. Kështu që një ditë regjistrova dhe fëmijën e tyre, Lukën, që ruante një kope dhish. Menjëherë pas vitit 1990, luf.ta shkatërroi shtëpinë e tyre. Gjithçka ndryshoi papritur dhe nuk i pashë më. Ata u larguan si shumë njerëz nga ajo zonë”, përfundon Paul Balenoviç, njeriu që nga pasioni për kafshët, i ofron sot botës të shkuarën e pazakontë të një ylli botëror.

Kur ishte në moshën 6-vjeçare, Modric i duhej të mësonte se gjyshi i tij, njeriun me të cilin ishte më tepër i lidhur shpirtërisht, kishte ndërruar jetë nga serbët. Të rritur në një zonë luf.te, mes zhurmave të gra.natave që shpërthenin ngado, Luka ia arriti që të mbijetonte dhe të forcohej mes kësaj vështirësie. Trajnerët i thonin dikur se është shumë i dobët dhe i ndrojtur për të luajtur futboll, por sot shohin nga televizori sesa larg shkoi ky mesfushor. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *