Mesfushori i Luftëtarit, Eduard Rroca, shkëlqeu dhe ndaj Kamzës, duke bërë herë fantazistin e herë sulmuesin kryesor, për shkak të mungesës së Vasil Shkurtajt. Luftëtari fluturon dhe tashmë Rroca nuk fshihet më, kjo skuadër duhet të synojë Europën.
“Kemi një grup të shkëlqyer lojtarësh, prej dy vitesh po punojmë shumë mirë dhe tashmë shpresojmë të shkojmë në kupat e Europës.
“Sot ekipi kishte nevojë për një sulmues qendror, në mungesë të Shkurtajt. Në pjesën e parë e bëri Lamçja, më pas kalova unë në sulm, edhe pse pozicioni im natyral është numri 10, ose në krahët e sulmit. U mundova të bëj detyrën, jam shumë i kënaqur për fitoren.
“Shënoj pak? Është e vërtetë, më mungon paksa goli dhe duhet të punoj edhe më shumë, por unë si futbollist preferoj të jap pasime për gol, më shumë sesa të shënoj vetë.
Sulmi më i mirë i Superiores? Luftëtari është i pari, tre vende bosh, pastaj ekipet e tjera”, deklaroi Rroca në emisionin “Gol pas goli” në Supersport.