Rritja te Spezia dhe te Shqipëria, prestigjozja italiane shkruan për interesimet e shumta të Ardian Ismajlit

Mbrojtja e Shqipërisë ka dy pika të forta si Ardian Ismajli dhe Berat Gjimshiti me nivelin e dëshmuar edhe kundër Anglisë. Futbollisti i Spezias tregoi se mund ta përballojë fare mirë nivelin e Serisë A duke markuar sulmues të nivelit Lukaku dhe Kristiano Ronaldo.

“Tuttomercatoëeb” e ka cilësuar Ismajlin si “njeriun e merkatos”, me interesimet që janë të shumta për të. Por a do t’i rezistojë Spezia këtyre ofertave, për ta mbajtur më gjatë mbrojtësin shqiptar dhe për të fituar më shumë prej tij? E gjitha kjo mbetet të shihet, ndërsa në median italian thuhet se Ardian Ismajli ishte një prej më të mirë në fushën e lojës kundër Anglisë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *