Rritja e vlerës së Armando Brojës na çon te rekordi, Kombëtarja Shqiptare do të vlejë 100 milionë euro kundër Rusisë

Brezi i ri i Kombëtares Shqiptare është premtues dhe kjo nuk është një histori pa baza. Mjafton që t’i hedhim një sy shifrave dhe emrave të lojtarëve që e përbëjnë atë, gjithashtu edhe të kampionateve ku luajnë në Europë.

Aktualisht Shqipëria vlen 79 milionë euro sipas vlerësimit të lojtarëve të “Transfermarkt”. Por në këtë vlerësim, Armando Broja kushton ende 9 milionë euro, kur për kartonin e tij është ofruar 30 milionë euro nga Southampton dhe 40 milionë euro nga Neëcastle.

Gjithashtu duke u bazuar edhe te Nedim Bajrami, që vlera e tij tanimë është rritur në 15 milionë euro, mund të themi pa frikë se kur Shqipëria të jetë gati për t’u përballur me Rusinë në Ligën e Kombeve, kuqezinjtë do të kushtojnë më shumë se 100 milionë euro. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *