Nedim Bajrami ka dalë në konferencën për shty para ndeshjes me Islandën. Mesfushori shqiptar ka treguar gjendjen e Kombëtares para ndeshjeve të Ligës së Kombeve. “Ne qëndrojmë të gjithë bashkë, rrimë të gjithë bashkë. Atmosfera është shumë e mirë te Shqipëria.
Siç e tha edhe Cikalleshi, nuk ka rëndësi kush është më i vogël apo më i madh, rëndësi ka grupi te Shqipëria. E ardhmja? Do ta shohim pas këtyre ndeshjeve, mbylla sezonin e parë në Serie A dhe ishte positiv”, tha Bajrami. /Sport Ekspres/