Rreze drite dalin për Vllazninë, nisin procedurat për privatizimin e plotë të klubit

Më në fund rreze drite kanë dalë në horizont për klubin e Vllaznisë. Gjendja e vështirë në të cilën ndodhet nuk i shkon një skuadre me një traditë të madhe në futbollin shqiptar, prandaj privatizimi është parë gjithnjë si zgjidhja e problemeve të kuqebluve. Afrimi i Alban Xhaferit si sponspor pranë klubit shkodran ishte hapi i parë që u prit me duartrokitje nga të gjithë, ndërsa tashmë pritet edhe privatizimi i plotë i Vllaznisë.

“Balkanweb“ bën me dije se ditën e premte në Shkodër do të nisin procedurat për ta kthyer klubin në 100% shoqëri private. Diçka e tillë nxitet edhe nga ligji i ri i Qeverisë shqiptare, ku çdo ekip futbolli nuk duhet të jetë në pronësinë e bashkive, por i privatizuar. Fakti që Vllaznia drejtohej nga Bashkia Shkodër është parë prej kohësh si faktori i krizës së kuqebluve, por tashmë ky problem do të marrë zgjidhje dhe skuadra do të kërkojë të rikthejë shkëlqimin e dikurshëm të historisë së tyre./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *