Pandemia e COVID-19 ka prekur drejtpërdrejtë futbollin, pasi sipasojë e këtij virusi stadiumet tashmë janë pa asnjë tifozë të vetëm. Masat e rrepta të distancimit social i kanë hequr padyshim bukurinë ndeshjeve të luajtura në fushën e lojës. Megjithatë edhe pse ky urdhër i prerë për mos lejimin e tifozëve në shkallët e stadiumeve është zbatuar me përpikmëri, ndryshe ndodh në ambientet e jashtme të tyre.
Ditën e sotme Spezia arriti të shkojë në finalet e Play Off që i mundëson ngjitjen në ligën elitare italiane pas fitores ndaj Kievos. Tifozët e ngazëllyer për këtë arritje të madhe, kanë pushtuar qytetin duke festuar në masë, pa respektuar aspak as minimumin e mundshëm të masave në kuadër të pandemisë së koronavirusit. Për më tepër, një grupim jo i vogël i tyre do të gjendej në pjesën rrethuese të stadiumit jashtë tij dhe lojtarët kanë vrapuar menjëherë drejt tyre, sapo arbitri mbylli takimi.
E njëjta gjë ka ndodhur edhe me tifozët e Liverpool dhe Real Madridt kur këto dy skuadra fituan respektivisht Premier Ligën dhe La Ligën. Mijëra mbështetës të klubeve u mblodhën në qendrat e qyteteve duke përkrahur ekipet e tyre. Mesa duket masat e rrepta të vendosura nga FIFA dhe UEFA po zbatohen vetëm në stadium, pasi jashtë saj duket se tifozët e kanë harruar virusin. Fuqia e futbollit harron edhe rrezikun e pandemisë, por pyetja që shtrohet është: “Për çfarë shërbejnë stadiumet e boshatisura në të tilla raste?”./Elio Hajdari-Sport Ekspres/
I giocatori dello Spezia festeggiano con i propri tifosi la finale playoff appena conquistata ?#SerieBKT #SPECHI #DAZN pic.twitter.com/Ajp9os6ZDU
— DAZN Italia (@DAZN_IT) August 11, 2020
Scenes in Liguria as @acspezia overturn a two goal deficit to reach the #SerieB #playoff final
Pure joy ? #calcio #seriebkt #SpeziaChievo
*Sound On* ? pic.twitter.com/IaslzA9Nyi
— Calcio England (@CalcioEngland) August 11, 2020