Rrëfimi i veçantë i Gjicit: Disa trajnerë më kërkonin në pushim të ndeshjes, përmbysja rezultatin te Kukësi

Një rrëfim i veçantë ka ardhur nga presidenti i Kukësit, Safet Gjici. Ky i fundit ka folur mbi nivelin e treguar nga ana e verilindorëve deri tani, ndërsa si objektiv kryesor është shpallja kampion për këtë sezon.

Me gjithë të drejtën, pasi lojtarët janë aty dhe cilësitë mbeten për të mbërritur deri në këtë pikë. Në intervistën e dhënë për “RTSH Sport”, Gjici tregon se prania e presidentit të ekipit në dhomat e zhveshjes nuk është gjithmonë negative, të paktën te Kukësi nuk ndodh kjo.

“Disa trajnerë se nuk dua të përmend emra, më kërkonin në dhomat e zhveshjes. Nuk kam shkuar për t’i vënë në presion lojtarët, por duke i folur fjalë të mira dhe duke u premtuar premio. Pastaj në 90% të rasteve, Kukësi ka arritur të fitojë kur unë shkoja atje dhe pse gjendej duke u mundur në pjesën e parë. Shumë analistë thonë se unë i ndërroj shpesh trajnerët, nuk është ashtu. Ekipet e tjera i ndërrojnë më shpesh. Të gjithë duan që të vijnë të punojnë te Kukësi, pasi kanë qetësinë e tyre.

Sigurisht që kur gjërat nuk ecin mirë do të ketë edhe shkarkime. Sa i përket kampionatit, të gjithë kanë thënë se Kukësi është për kampion, pasi lojtarët janë aty. Madje edhe kur rezultatet nuk po vinin, ishim të këtij mendimi. Tani jemi të parët, por të jemi me këmbë në tokë. Unë jam i bindur se po të luanim në stadiumin tonë, Kukësi do ishte 10 pikë para vendit të dytë tani”, tha Gjici. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online