Rrëfimi i Safet Gjicit: Jemi lodhur duke blerë lojtarë çdo vit, e sulmuan Kukësin për traditën

Kukësi ka arritur të fitojë me rezultatin 2-1 ndaj Bylisit, duke u çliruar disi pas disa gabimeve të bëra në ndeshjet e fundit. Por gjithsesi verilindorët nuk po bindin në fushë, për të hedhur kandidaturën sa i përket titullit kampion me qendrueshmëri. Kjo pasi ka luhatje ndeshje pas ndeshje, pavarësisht cilësive të mëdha që zotëron në ekip.

I pranishëm për “Zona Gol” ka qenë presidenti Safet Gjici. Teksa flet për pakënaqësinë aktuale pasi kërkonte më tepër pikë, por edhe për projektet e së ardhmes.

“Kukësi nuk është atje ku duhet. Kemi problemet tona, ku futet edhe stadiumi, por këto nuk janë justifikime. Do të kthehemi bindshëm. Nuk kemi bindur në pjesën e parë, pavarësisht atij golit të Abazajt. Pastaj golin nuk duhej që ta merrnim, edhe për shkak të gabimit të mbrojtjes. Por jemi aty afër me vendin e parë, për shkak se kanë gabuar edhe të tjerët, jo vetëm ne. Kam diçka në lidhje me mediat që gjithmonë thonë që ka presion nga presidenti. Prandaj jam larguar disi. Por siç është edhe shprehja: “I pari i punëve, do të jetë në krye në punëve”. Kështu funksionon në Shqipëri. Por kam edhe shumë angazhime të tjera. Po të luanim në Kukës dhe stadiumin tonë, do të ishim në vendin e parë dhe ndoshta me diferencë pikësh.

Ne nuk heqim dorë nga titulli kampion. Sa i përket Duros, nëse del kampion, nuk ka se përse të lëvizet nga vendi. Jemi lodhur shumë duke blerë lojtarë çdo vit. Akademitë tona nuk po prodhojnë shumë. Ne kemi menduar të bëjmë njëherë stadiumin, por do të bëjmë akademinë, por edhe 2-3 fusha për të rinjtë, së bashku me ndihmën e Federatës. Gjithashtu do të ngremë grupmoshat U6-U21. Kështu 50% e ekipit të vijë prej këtej.

Do të ishte gjë e mirë që të mos blejmë vetëm nga jashtë. Stadiumi po ecën me ritme të shpejta. Besojmë se diku nga qershori apo korriku ta mbyllim. Nuk i di tarifat që janë për “Air Albania”, por nëse do të jenë të përballueshme, pse jo. Varet nga rëndësia e ndeshjes, pasi mund të luajmë edhe në “Air Albania”. Kur erdhëm në fillim, askush nuk e besonte se Kukësi do të kishte këtë ecuri. Shumë herë jemi sulmuar në mënyrë të padrejtë, duke nxjerrë statistikat e hershme dhe duke na thënë që nuk kemi traditë në futboll. Më duhet të falenderoj FSHF-në dhe qeverinë për investimin te stadiumi, pasi është qershia mbi tortë. Gjykimi ka ndikuar shumë, pasi e patë se çfarë ndodhi në Laç. Te Flamurtari janë bërë investime të mëdha nga Idrizi, nuk e di se përse janë në këtë gjendje. Është ende shpejt dhe nuk mund ta konsiderojmë të rënë nga kategoria, ashtu si edhe Luftëtari”, ka thënë Gjici. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online