Rrëfimi i Ilir Shulkut për futbollin shqiptar: Zero dyshime për trukime, arbitrat pezullohen kur gabojnë

Teksa jemi duke lënë pas vitin futbollistik 2019, sekretari i përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, po bën një panoramë të punës së bërë deri tani, ndërsa është i ftuar në “Pressing” që transmetohet në “ABC Neës”. Mes të tjerash, theksohet se nuk ka asnjë dyshim mbi trukimet e ndeshjeve sa i përket sezonit 2018-2019, ndërsa sa i përket arbitrave, kur gabojnë marrin pezullimet.

“Nuk ka shumë diferenca në futbollin shqiptar. Me aq sa kemi dëgjuar, Flamurtari dhe Luftëtari do të kenë përforcime në janar. Pavarësisht problemeve që ka pasur, edhe Flamurtari do të dali nga ajo situatë me 2-3 përforcime në janar. FSHF ka bashkëpunim korrekt edhe me prokurorinë, sa i përket dyshimeve për trukime ndeshjesh. Ju e thatë edhe vetë që kjo ka ardhur në ulje.

Këtë vit ka pasur pothuajse 0. Pra nuk kemi asnjë indicie për një dyshim sa i përket trukimit të ndeshjes. Por disa vite më parë kanë ardhur zyrtar të UEFA-s që së bashku me ne, kemi takuar edhe Prokurorinë. Që nga ajo kohë, çdo dyshim përfundon atje. Ky është mekanizmi, por këtë herë nuk kemi pasur raste të tilla. Sa i përket arbitrave, ka ardhur në përmirësim puna e tyre. Vetëm në javën e 14 ka pasur disa gabime në Superiore dhe Kategorinë e Parë, ku FSHF ka krijuar komisione të veçanta që gjykojnë punën e tyre dhe që marrin vendimet për pezullime”, tha Shulku. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online