Rrëfimi i Edon Hasanit: Tirana është si Reali i Madridit i Shqipërisë, i mirëpres kontaktet me Vllazninë

Edon Hasani është një prej lojtarëve më të mirë të Tiranës. Gjithmonë ky futbollist ka bërë diferencën te bardheblutë dhe në kohën e krizave që kanë përjetuar kryeqytetasit. Ndërkohë në një rrëfim për “Ermir Vajushi”, Hasani ka bërë një rrëfim të gjatë. Ai e ka quajtur Tiranën si Reali i Madridit i Shqipërisë për shkak të trofeve të fituar, ndërsa ka lënë derën hapur për Vllazninë.

“Kam një marrëdhënie korrekte me presidentin e Tiranës dhe drejtuesit e klubit. Mbështetja e tyre nuk më ka munguar. Tifozët tanë janë të mrekullueshëm, të veçantë dhe shumë të organizuar. Na mbështesin në çdo situatë dhe në çdo cep të Shqipërisë. Futbollistë të shumtë shkodran kanë luajtur me Tiranën dhe kanë fituar trofe. Vllaznia dhe Tirana kanë shumë të përbashkëta me njëra-tjetrën, janë dy klube të kalibrit elitare, me tifozeri të zjarrta dhe karakter të fitorta.

Tirana është si Real Madridi, ekipi me më shumë tituj në Shqipëri dhe klubi më i rëndësishëm shqiptar. Bashkë me Vllazninë që ngjan si Barcelona, por jo ajo e viteve të fundit. Sigurisht edhe Partizani. Për Edonin ndeshjet kundër Vllaznisë do të jenë të sikletshme dhe plot emocion, ku si profesionist që jam do të jap maksimumin tim. Nuk kam pasur asnjë kontakt nga drejtuesit e Vllaznisë, por i mirëpres në çdo moment, pse jo. Aktualisht përqendrohem te Tirana ku do të luftojmë fortë për të dalë kampion. Jam në kontratë këtu deri në fund të sezonit”, tha Hasani. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online