Armando Sadiku e ka gjetur veten te Malaga, duke shënuar në pjesën më të madhe të ndeshjeve. Ndërkohë një tjetër statistikë interesante është se sa herë që ky sulmues arrin që të realizojë, në asnjë rast skuadra spanjolle nuk ka humbur.
Pikërisht për këtë arsye edhe mediat spanjolle po i kushtojnë më tepër shkrime lojtarit shqiptar. Së fundmi ka bërë edhe një rrëfim të gjatë, duke folur edhe për lojtarët e tjerë shqiptarë në Spanjë. Kur pyetet në lidhje me Manajn, shprehet se e njeh pak, ndërsa Keidi Baren e quan shefin te Malaga.
“Dëshiroj që të vazhdoj dhe të shënojë edhe në ndeshjet e mbetura. Malagës i nevojiten pikë. Është e vërtetë që me këtë kualitet, ne nuk duhej të ishim në këtë pozicion ku jemi në renditje. Unë kam shumë besim te vetja dhe dua minutat e mia. Këto 10 gola që kam shënuar kanë ardhur nga puna e madhe, ndërsa më kanë ndihmuar edhe shokët e skuadrës. Menaxheri im foli me një klubi izraelit që ofroi një kontratë të mirë për mua, por nuk doja të largohesha, dua ta mbyll këtu.
Te Malaga jam shumë i lumtur. Kur unë shënoj dhe Keidi luan mirë, atëherë përfundojmë të dy në gazeta dhe televizione, duke shkruar mirë për ne. Na ndjekin edhe në vendin tonë. Bare është i qetë, është i vogël dhe ka karrierën përpara. Ai është pronari dhe praktikisht si një shef për ne. Ka një të ardhme të madhe përpara, për momentin është shumë i lumtur te Malaga. Manaj te Barcelona? Nuk e njoh shumë, kemi luajtur pak në Kombëtare. Por ka një të ardhme të shkëlqyer”, tha Sadiku. /Sport Ekspres/