Rraklli, Cikalleshi dhe Lila! Partizani zyrtarizon afrimin e marrë nga shkolla e Kavajës

Partizani ka afruar një lojtar shumë të rëndësishëm nga Kategoria e Parë duke parë prespektivën dhe të ardhmen. Bëhet fjalë për Tedi Carën, futbollisti 19-vjeçar që është pjesë edhe e të rinjëve të Shqipërisë.

Gjithmonë ka shkëlqyer në fushën e lojës, duke lënë shije të mirë me Kombëtaren, por edhe me Besën e Kavajës. Te këmbët e këtij lojtari shihet një e ardhme e ndritur, duke u veçuar nga pjesa tjetër. Pikërisht për këtë arsye Partizani ka zyrtarizuar për 5 vitet e ardhshme lojtarin që ka dalë nga shkolla e Kavajës, atje ku gjejmë edhe emra të ndritur si Altin Rraklli, Sokol Cikalleshi apo Andi Lila. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *