Rrahman Hallaçi nuk i ka pritur aspak mirë fjalët e Ernest Gjokës, i cili për “Pressing” në “ABC Neës” është shprehur se anon nga Tirana për të fituar në ndeshjen e nesërme përballë Kukësit. Kjo e ka irrituar së tepërmi Hallaçin i cili shprehet se verilindorët ia kanë hapur derën trajnerit që sot ka Shkëndijën e Tetovës edhe në ditët më të vështira.
“Mos të harrojmë një gjë që Kukësi i ka dhuruar gjithçka profesor Nestit, edhe në ditët më të vështira kur ishte te Vllaznia dhe te Kamza, Kukësi i hapi derën përsëri. Duhet të ishte pak më i kujdesshëm, pasi ishte buzë greminës.
Dikush ka dëshirë të fitojë Tirana, por duhet të ishte pak më i kujdesshëm. Profesori që po fliste, duhet të ishte pak më i kujdesshëm. Ne i kuptojmë gjërat, nuk ka pse të ngatërrohet ai. Paska të drejtën e vetë?
Shumë bukur, edhe unë kam të drejtën time. Kukësi i hapi derën atij, nga Vllaznia, nga Kamza që u shkri fare. Mendimi im: Të thoshte që të fitojë skuadra më e mirë”, tha Hallaçi. /Sport Ekspres/