Rrahman Hallaçi ka një sugjerim: Gjici e merr lojtarin me sekonda, Kombëtarja duhet të shohë Limajn

Rrahman Hallaçi e sheh Kukësin si skuadrën më të mirë të momentit në Superiore. I ftuar në emisionin “Pressing”, ka dhënë edhe një sygjerim për një prej lojtarëve të verilindorëve që duhet ta shohë Kombëtarja.

“Unë kam biseduar edhe me Safet Gjicin. Sekreti i suksesit i kësaj skuadre është Vesel Limaj. E njoh shumë mirë këtë lojtar dhe për fantazinë që ka ky futbollist, për mua duhet që ta shohë edhe Kombëtarja. Nëse flasim për momentin, Kukësi është ekipi më i mirë i Superiores. Këtu po flasim edhe për organikën, megjithëse ky ekip është i dënuar pa tifozë për shkak të stadiumit. Gjici flet gjithmonë hapur dhe nëse ka thënë që lojtarët janë dhe nuk do ketë merkato në janar, ashtu do të jetë. Nëse Gjici e do një lojtar, e merr me sekonda se ka gjendjen financiare”, ka thënë Hallaçi. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online