Ronaldo shënon dhe nuk ka motiv për “Siuuu”, ekipet e kualifikuara dhe ato që bien në “Europa League”

Në mbrëmjen e sotme janë mbyllur edhe takimet e fundit sa i përket fazës së grupeve në “Champions League”. Juventusi ka fituar me rezultatin 0-2 në transfertë përballë Leverkusenit, pavarësisht se ishte siguruar për kualifikimin. Golin e parë e realizoi Kristiano Ronaldo, që u gjen me portën e boshatisur pas pasimit fantastik të Dibalës. Nisur nga mënyra e realizimit dhe ndeshjes me pak rëndësi, si rrallëherë nuk ka pasur motiv portugezi për të bërë festimin e tij të zakonshëm “Siuuu”.

Ndërkohë goli i dytë do të vinte nga Higuain. Nga ana tjetër ishte Atletiko e Madridit që fitoi me rezultatin 3-0, për të kaluar më tej së bashku me bardhezinjtë. PSG ka shkatërruar Gatalasarain me shifrat 5-0, në një grup që mund të kishte surpriza, pasi së bashku me ta ka kaluar edhe Reali i Madridit. Më poshtë mund të ndiqni të gjitha ekipet e kualifikuara dhe ato që kanë përfunduar në “Europa League”. /Sport Ekspres/

https://twitter.com/AldoLuizSF/status/1204879679905312768

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online