Pretendohej që shkëlqimi i Cristiano Ronaldos do të zhvendosej drejt Italisë pas largimit nga Reali i Madrid. Ylli portugez fitoi gjithçka nga gjithçka tek spanjollët por terreni tek Juventus nuk i përngjante atij që la pas. I veshur me petkun e drejtuesit dhe heroit të skuadrës, Ronaldo do të rezistonte pak si i tillë duke nisur të venitet.
Në sytë e tij pa teksa skuadra e Juventus mposhtej nga djelmoshat e Ajax. Me sytë e tij pa nga televizori sesi rivali i tij, Leo Messi e parakalon me 6 topa të artë. Pa gjithashtu sesi Lazio në mënyrë heroike rrëmbeu superkupën. Titulli në kampionat ishte i vetmi trofe që Ronaldo mund të ngushëllohej.
E tani që Juventus i tregoi forcat e veta, Ronaldo duket disi i pakënaqur dhe i pa mbështetur për të ardhmen. Pa folur për zënkat me trajnerin Sarri. Në këto kushte, edhe Ronaldo mendon vet largimjn nga Seria A për një tjetër aventurë. Nga Spanja ka zëra se sulmuesi portugez është nën radarët e Bayern Munchen. Si një dyshe të fortë, bavarezët mendojnë të bëjnë bashkë Ronaldon dhe Levandoëskin. Champions League mbetet një lakmi e shumë kërkuar nga Bayer për t’i rikthyer Gjermanisë lavdinë e kampionëve. Në një kohë kur merkatoja është e hapur, pyetja 1 milon dollarëshe është: A do të bindet Ronaldo për të shkuar drejt Gjermanisë?! /Sport Ekspres/