Në fundin e ndeshjes kundër Marokut Kristiano Ronaldo u rrëzua në zonë pas një kontakti minimal me një kundërshtar dhe jo vetëm që kërkoi penallti, por bëri edhe shenjë që të përdorej VAR.
¿Que os parece? Pide el VAR pic.twitter.com/Uk9UzgetKG
— futuroscracks NEWS (@futuroscracksNW) June 20, 2018
Arbitri nuk reagoi, por ndërkohë në Twitter reagimet ishin nga humori te sharjet.
Kishte nga ata që sulmonin portugezin, duke e quajtur simulues, ndërsa të tjerë kritikonin arbitrin, i cili nuk mori asnjë masë, pasi duhej të ndëshkonte Ronaldon për simulim.
Ndërkaq, batutat nuk kanë fund, me Ronaldon që e kërkoi VAR-in “për t’u siguruar që simulon bukur”, apo për të parë veten në televizor se u lodh. Gjithsesi, rëndësi ka që nuk u dha penallti, sepse polemikat nuk do kishin fund.