Roman Abramoviç, pa vizë në Angli!

Pronari i Çelsit, Roman Abramoviç, nuk e ka rinovuar ende vizën e tij britanike, që ka skaduar në muajin prill.

Miliarderi rus nuk ishte i pranishëm të shtunën në finalen e Kupës FA, ku Çelsi mundi Mançester Junajtid 1-0.

Një burim pranë oligarkut rus konfirmoi për Sky Neës se Abramoviç është pa vizë dhe praktikisht një klandestin në Angli.

Në fakt, Abramoviç ka aplikuar për rinovimin e vizës, por gjërat po zvarriten së tepërmi.

Zëdhënësi i Abramoviçit refuzoi të komentonte për mediat brikatike, ndërkohë që vetë Abramoviç është kthyer në Rusi, çka shpjegon mungesën e tij në finale.

Avioni personal i Abramoviçit ka qenë për herë të fundit në Londër më 1 prill, periudhë kur tensioni mes Rusisë e Britanisë së Madhe ishte i jashtëzakonshëm për shkak të helmimit të një spiuni rus dhe për shkak të përfshirjes ushtarake britanike në Siri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *