Roko Vata shkëlqen me dy gola në vetëm 10 minuta, vendimtar kundër Wolverhampton-it

Roko Vata ka shkëlqyer sot me fanellën e Celtic B. Skuadra skoceze ka fituar me rezultatin 2-4 kundër Wolverhampton Wanderers U21 në Premier League International Cup. Futbollisti shqiptar ishte vendimtar në këtë ndeshje. Djali i ish-kapitenit të Kombëtares shqiptare, Rudi Vatës, ka zhbllokuar shumë shpejt ndeshjen.

Fillimisht Roko Vata shënon në minutën e 3-të të takimit, ndërsa në të 10-n dyfishon rezultatin. Letsosa shënon përsëri për Celtic B, ndërsa Farmer ngushton diferencat në 1-3 në pjesën e parë të takimit. Në fraksionin e dytë të lojës skuadrat tundin nga një herë rrjetën dhe vulosin rezultatin në 2-4./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *