Rojs mbetet jashtë kombëtares

Trajneri i Gjermanisë, Joakim Lëv, ka lënë jashtë kombëtares sulmuesin Marko Rojs, për miqësoret kundër Spanjës e Brazilit, këtë muaj. Po ashtu, jashtë listës prej 26 lojtarësh është lënë edhe Mario Gëce, me Lëv që ka deklaruar se zgjedhja është bërë “në interes të lojtarëve”.

“Rojs duhet të vijojë procesin e riaftësimit nga dëmtimi në gju, rëndësi ka që ai të kthehet gradualisht në formë perfekte, pa presion e mbingarkesë. Tani i duhet stërvitje dhe futboll, jo udhëtime e ndeshje miqësore me kombëtaren”, shpjegoi Lëv, i pyetur për mungesën e 29-vjeçarit Rojs, i cili vjen nga një dëmtim i rëndë dhe për dëmtim ka humbur edhe Euro 2016 dhe Kupën e Botës 2014, duke luajtur vetëm 29 ndeshje me kombëtaren.

Ndërkaq, Gëce ka pasur probleme shëndetësore vitet e fundit dhe nuk është kthyer më ai që ka qenë pak vite më parë.

Lëv ka grumbulluar tre sulmues: Timo Verner të Lajpcigut, Mario Gomez të Shtutgartit dhe Sandro Vagner të Bajernit.

“Dera e kombëtares nuk është e mbyllur ende, ka disa lojtarë që janë nën vëzhgim dhe në javët e ardhshme kanë shansin të bashkohen me ne, nëse shkëlqejnë”, ka shtuar Lëv.

LISTA

Portierë: Bernd Leno (Bayer Leverkusen), Marc-Andre ter Stegen (Barcelona), Kevin Trapp (Paris Saint-Germain).

Mbrojtës: Jerome Boateng (Bayern Munich), Matthias Ginter (Borussia Moenchengladbach), Jonas Hector (Cologne), Mats Hummels (Bayern Munich), Joshua Kimmich (Bayern Munich), Marvin Plattenhardt (Hertha Berlin), Antonio Ruediger (Chelsea), Niklas Suele (Bayern Munich).

Mesfushorë: Sami Khedira (Juventus), Toni Kroos (Real Madrid), Julian Brandt (Bayer Leverkusen), Emre Can (Liverpool), Julian Draxler (Paris Saint-Germain), Leon Goretzka (Schalke), Ilkay Gundogan (Manchester City), Thomas Mueller (Bayern Munich), Mesut Ozil (Arsenal), Sebastian Rudy (Bayern Munich), Leroy Sane (Manchester City), Lars Stindl (Borussia Moenchengladbach).

Sulmues: Timo Werner (Leipzig), Mario Gomez (Stuttgart), Sandro Wagner (Bayern Munich).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *