Rivalitet i madh dhe në pankina, te Kukësi nuk pranojnë që t’i japin tabelën elektronike Partizanit që e kishte me probleme

Një rivalitet i madh mes Kukësit dhe Partizanit për një biletë në Europë. Rezultati është në shifrat 1-2 dhe duel ka një ritëm të lartë në fushën e lojës. Gjithashtu edhe tensioni ka kapluar lojtarët teksa një shifër rekord prej 8 kartonësh të verdhë janë dhënë në vetëm 30 minuta loje.

Një episod i veçantë ka ardhur në minutën e 64. Te Partizani kishin probleme me tabelën elektronike dhe i kërkuan Kukësit zgjidhje, por verilindorët nuk pranuan që t’ia jepni hua të kuqëve sa për të kryer zëvendësimin.

Për këtë arsye në tabelën e Partizanit ishte Esat Mala që do të largohej nga fusha në vendin e Maguette, ndërsa në të vërtetë Mehmeti kishte zgjedhur të largonte Skukën. Megjithatë problemi u komunikua me arbitrat dhe planet e Partizanit dhe të Mehmetit nuk janë prishur pasi ishte sulmuesi që la fushën dhe jo Mala. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *