Ventspils i Letonisë është rivali i Luftëtarit në Europa League, emër jo fort i madh, por natyrisht është kundërshtar i sikletshëm dhe mbi të gjitha me shumë eksperiencë.
Themeluar në vitin 1997, Ventspils është një ndër klubet më popullore në Letoni, duke fituar 6 tituj e 7 kupa.
Prej vitit 1999 pjesëmarrja në kupat e Europës ka qenë rutinë, ndërsa në vitin 2010 erdhi suksesi u jetës. Pas kualifikimit në Champions League ndaj Dudelanzh dhe BATE Borisov, Ventspils u mund në playoff nga Zyrihu, por shkoi në Europa League në grupe, ku mori barazim ndaj Hertës, Herenvenit dhe Sportingut.
Vjet Ventspils u eliminua që në turin e parë në Europa League nga Valuri i Islandës.
Avantazh i madh për Ventspils është se kampionati letonez është në kulmin e vet dhe pas 11 javësh Ventspils është 6 pikë larg kreut. Përveç kësaj, ekipi është thuajse i tëri ai i sezonit të shkuar, ndaj lojtarët njihen shumë mirë me njëri-tjetrin, ndryshe nga Luftëtari, që po bën shumë ndryshime këtë verë.
Sulmuesi Akiniemi, 8 gola deri tani në kampionat, është ylli i Ventspils, sepse është vetëm 19 vjeç.
Në treg Ventspils vlen rreth 3.4 milionë euro, me mbrojtësin e afruar këtë vit nga Daçia, Mamah (togolez 32 vjeç) që vlen 400 mijë euro dhe sulmuesin 32-vjeçar e afruar nga Çernomorets i Ukrainës, Antonov, që vlen 300 mijë euro.