Ronaldo duket se nuk do të jetë i vetmi lojtar i nivelit elitar që do të luajë në Arabinë Saudite. Milionat po joshin gjithnjë e më tepër yjet e futbollit botëror që vitet e fundit të karrierës t’i kalojnë në kampionate deri diku modeste. Al Hilali, rivali i Al Nassr-it në Arabi, ka piketuar lojtarin që do të ndalë Cristiano Ronaldon. Bëhet fjalë për Sergio Ramosin. Mbrojtësi 37-vjeçar është në muajt e fundit të kontratës së tij me PSG-në dhe rroga e tij e lartë ka bërë që palët të mos kenë arritur një marrëveshje për rinovimin.
Al Hilali kërkon të përfitojë nga kjo situatë dhe ka oruar një pagë prej 30 milionë eurosh për ish-futbollistin e Realit të Madridit. Një shifër të cilën drejtuesit e klubit arab janë të gatshëm ta rrisin deri në 50 milionë euro në sezon. Mbetet për t’u parë nëse Ramosi do të joshet nga milionat, apo do të zgjedhë të vijojë karrierën tjetërkund./Halit Delibashi-Sport Ekspres/