Pas paraqitjes së mirë kundër Trabzonsporit, edhe pse u mund, Luftëtari shpresonte të përsëritej sot, në miqësoren kundër Malatiasporit. Rivali ishte serioz, pasi është në mesin e tabelës në Superligën turke dhe natyrisht nuk pritej fitore nga Luftëtari.
Trajneri Hasan Lika provoi formacionin titullar dhe u përfshinë në formacion edhe mbrojtësit Jakovljeviç e Xhekson. Pjesa e parë ishte e tëra për Malatiasporin, që shënoi 3 herë, me Kalid Butaib dhe dy gola të Adem Byjyk.
Në pjesën e dytë pati ndërrime në të dy krahët dhe në fundin e takimit Luftëtari shënoi golin e nderit me Kristal Abazajn. Ka pasur shumë afrime ditët e fundit dhe trajneri Lika i ka hedhur të gjithë në fushë, përfshirë disa lojtarë që nuk kanë firmosur ende, por ndoshta që prej së hënës do të mësohet përfundimisht lista finale e skuadrës bluzi.
E shtunë, 13 janar 2018, ora 14:00
YENI MALATYASPOR – LUFTËTARI 3-1