Më 26 qershor Drita e Gjilanit do të nisë aventurën në Europë, duke u ndeshur me Santa Koloman e Andorrës në gjysmëfinalet e turit paraeliminator në Champions League.
Është një model i ri i zbatuar nga UEFA, sepse 4 ekipet kampione të vendeve më të dobëta në renditjen e UEFA-s përballen në Gjibraltar dhe nëse Drita fiton gjysmëfinalen, do të përballet në finale me fituesin e çiftit La Fiorita-Linkoln Red Imps.
Nëse fiton edhe finalen, Drita do të përballet me Malmon e Suedisë në turin e parë kualifikues. Një short i pamundur, sepse edhe Prishtina vjet u masakrua nga Norrkopingu, por gjithsesi Drita synon thjesht të shkojë deri te Malmo, sepse më pas do të kishte të garantuar edhe një tur në Europa League.