Risi e veçantë në Kupën e Botës 2026, në stadiume do të përdoren qen robotë

Edhe pak muaj na ndajnë nga nisja e Kupës së Botës 2026. Kompeticioni më madhor i futbollit do të ngrejë siparin më 11 qershor. Por ky turne do të vijë me risi të veçanta teknologjike. Administrata Bashkiake e Guadalupes ka vendosur që të përdoren qen robotikë për t’i ardhur në ndihmë policisë.

Pajisjet në fjalë do të përdoren në rast trazirash në stadium. Disa operatorë të specializuar do të kontrollojnë në distancë këta robotë, të cilët do të jenë të pajisur me altoparlantë dhe sisteme transmetimi videoje në kohë reale. Diçka e tillë i lejon forcat e rendit të mbajnë në vëzhgim situatat delikate në stadium./Sport Ekspres/