Superiorja pret që të rifillojë kampionatin për këtë sezon të ri, ndërsa janë duke avancuar bisedimet mes Ligës Profesioniste dhe Qeverisë. Ajo që pritet me padurim është një konferencë nga e kryeministrit të Shqipërisë për t’i dhënë përfundimisht dritën jeshile plotësimit të kërkesave që u ra në dakortësi me krerët e klubeve shqiptare.
Gjithashtu edhe te FSHF janë duke menduar për rimodelimin e kalendarit për të përcaktuar datat dhe oraret e reja për mënyrën sesi do të vazhdojnë përballjet. Duke u nisur nga skenari më pozitiv, rinisja e Superiores mund të vinte në fundjavën e ardhshme. /Sport Ekspres/