“Rilindja” e Armando Vajushit? Kthehet që të gjejë rrjetën me Petrolul në Rumani, shënon golin e 2 në 4 ndeshje

Armando Vajushi ka realizuar golin e radhës me Petrolul në Rumani. Sulmuesi shqiptar ia doli që të tund rrjetën edhe kundër Vitorul Panduri në fitoren e arritur në shifrat 0-3. Futbollisti 29-vjeçar dërgoi topin në portën kundërshtare pas pasimit të bukur që i erdhi nga krahu i djathtë, ku në brëndësi të zonës nuk e kishte të vështirë që të shënonte.

Më herët Vajushi kishte ndihmuar në grumbullimin e tre pikëve ndaj Csikszereda. Petrolul do të arrinte që të fitonte 2-0, ndërsa futbollisti shqiptar shënoi nga 11-metrat. Ky ishte goli i dytë për Armandon në katër ndeshje të zhvilluara gjatë këtij sezoni në Ligën e Dytë të Rumanisë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *