Rikthehet tensioni, policia kërkon karta për Partizani-Kukësi

U tha se çdo gjë kishte marrë fund dhe ishte zgjidhur, por me sa duket ishte gënjeshtër, ose dikush nuk e ka mbajtur fjalën e dhënë.

Policia do të kërkojë kartat e identitetit për çdo tifoz në hyrje të stadiumit sot, për sfidën Partizani-Kukësi, sipas njoftimit të shpërndarë nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë.

Tifozët hyjnë vetëm me karta, nuk duhet të kenë me vete asgjë, as monedha dhe as çelësa, as çadra.

Situatë absurde, Ultras Guerrils mendonin se do hynin lirisht, si gjithë tifozët e tjerë nëpër Shqipëri, por duket se do të bojkotojnë sërish.

NJOFTIMI

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, me qëllim mbarëvajtjen e ndeshjes FK Partizani – FK Kuksi, më datë 19.02.2018 ora 18.00 dhe garantimin e rendit dhe qetësisë publike ka marrë masa teknike–organizative për zhvillimin e këtij aktiviteti, para, gjatë e deri në përfundim të tij.

Masat do të konsistojnë në bllokimin dhe mos lejimin e parkimit të automjeteve në disa segmente rrugore nga ora 15:30 deri në përfundim të aktivitetit dhe konkretisht:

  • Rruga përballë Stadiumit “Selman Stërmasi”
  • Rruga “Gjin Bue Shpata”, nga kryqëzimi me rrugën “Emin Duraku” deri tek kryqëzimi me rrugën “Sulejman Delvina”
  • Rruga “Emin Duraku”, nga kryqëzimi me Rrugën “Gjin Bue Shpata” deri tek rruga përball Stadiumit “Selman Stërmasi”

Me qëllim lëvizjen e lirë të tifozëvë, do të ketë kufizim të trafikut nga kryqëzimi i rrugës “Muhamet Gjollesha” me Rrugën “Artan Lenja”, përgjatë Rrugës “Muhamet Gjollesha”, Rruga “Sulejman Delvina” deri tek Stadiumi “Selman Stërmasi”.

Do të kontrollohet stadiumi dhe ambjentet e tij.

Në hyrje të stadiumit do të kontrollohen dhe verifikohen identitetet e shtetasve nëpermjet kartës së identitetit si dhe nuk do të lejohet futja e sendeve të forta si:

  • Shishet e llojeve të ndryshme
  • Monedha apo metale të llojeve të ndryshme
  • Lëndë piroteknike apo fishekzjarre.
  • Çelësa të ndryshëm
  • Persona nën efektin e alkoolit.

Nuk do të lejohen femijët nën moshën 16 vjeç pa prezencën e prindit apo të kujdestarit.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, falënderon për mirkuptimin dhe bashkëpunimin, mediat, qytetarët dhe sportdashësit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *