Rikthehet në stolin e Kombëtares, Grima: I vlerësuar që FSHF nuk e humbi besimin, mund të surprizojmë këdo

Pas marjes së pafajësisë nga gjykata, Armir Grima rikthehet në stolin e Kombëtares së femrave për të vazhduar edhe një herë punën aty ku e la. Shqipëria do të përballet në datën 8 nëntor me Skocinë në “Elbasan Arena”, për të cilën Grima ka shpallur edhe listën e futbollisteve të grumbulluara.

Trajneri shkodran ka folur në konferencën për shtyp, ku shprehet se ndihet i vlerësuar për faktin se FSHF-ja nuk e humbi për asnjë moment besimin te ai. Sa i përket kundërshtarit, Grima ka thënë se Skocia është një Kombëtare elitare, por vajzat që ai drejton mund të surprizojnë këdo.

”Është një vlerësim i madh për mua, që FSHF, në asnjë moment nuk e ka humbur besimin tek unë, pas gjithë atyre problemeve që kalova. Jam i lumtur që më rikthyen në detyrë dhe do të vazhdoj punën time, aty ku e lash në drejtimin e kombëtares së femrave. Kjo periudhë e munguar ka qenë një periudhë shumë e vështirë për mua, që nuk ia uroj askujt. Ne e dimë kë skuadër kemi përballë, Skocia është një nga pëfaqësueset më elitare dhe detyra jonë, objektivi ynë është të marrim maksimumin e vajzave në fushën e blertë. Ne e njohim kundërshtarin e radhës, ama njoh edhe vlerat e vajzave që drejtoj, që po të punojnë fortë, surprizojnë çdo lloj kundërshtari”, është shprehur Armir Grima./Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online