Brazili barazoi dhe zhgënjeu ndaj Zvicrës, ndërsa ra në sy modeli i ri i flokëve të Nejmarit, që i ngjante paksa Rihanës në një nga modelet e saj të flokëve në të shkuarën.
Ndoshta është zgjedhur qëllimisht ai model, sepse Rihana është një mikeshë e ngushtë e yllit të PSG-së.
Këngëtarja e famshme ishte edhe dje në stadium dhe në tribunë dhuroi spektakël, duke ngritur edhe fanellën një moment.
Ndoshta futbollistët e Brazilit e kanë pasur mendjen më shumë tek ajo, sesa te Behrami me shokë.