Java e 29 e “Abissnet Superiore”-s është çelur me një supersfidë. Bëhet fjalë për Elbasani-Egnatia, e cila përfundoi në baraspeshë 0-0. Ekipet u larguan në paqe nga stadiumi, teksa e mbajtën rrjetën të paprekur.
Një rezultat që më tepër se sa Elbasanit apo Egnatias, i ka shërbyer Vllaznisë. Shkodranët do të përballen me Partizanin dhe në rast fitoreje, kanë mundësinë të shkëputen me 2 pikë diferencë në krye të tabelës./Sport Ekspres/