Rezultati i Partizanit nuk i intereson, Kristal Abazaj: Do rikthehem te Anderlehti!

Partizani-Laçi do të jetë sfida e sotme dhe që do të përmbyll javën e 13 të Superiores. Për të gjithë ekipet pretendente, dëshirojnë që të kuqtë të bëjnë hapin e gabuar, megjithëse me Cungun në krye edhe kurbinasit po kthehen frikshëm.

Por Kristal Abazaj nuk i intereson shumë rezultati i këtij takimi. I ftuar në emisionin e “Ora Sport”, sulmuesi është shprehur se do të rikthehet sërish te Anderlehti, skuadra që zotëron edhe kartonin e tij.

“Nuk më intereson fare. Unë shpresoj që të fitoj më i miri. Seriozisht nuk më intereson shumë. Do të rikthehem te klubi im, Anderlecht. Kam ardhur te Kukësi në formulën e huazimit. Deri në qershor e kam kontratën. Kam ikur te një ekip i madh në Belgjikë. Që të dalësh nga Superliga dhe të transferohesh te Anderlecht është një gjë e madhe. As te Osijek nuk shkuan gjërat sipas planit dhe mendova ta nisja gjithçka nga fillimi”, tha Abazaj. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online