Rezultatet lëkundin pozitat e Dajës te Partizani, Ylli Aga jep mesazhin e koduar për të ardhmen: E megjithatë…

E ardhmja e Ilir Dajës te Partizani është në pikëpyetje të mëdha. Të kuqtë kanë zhgënjyer këtë sezon, ku gabimet individuale të lojtarëve kanë bërë që skuadra ta shohë veten shumë pikë larg kreut. Rezultatet e dobëta kanë lëkundur ndjeshëm pozitat e Dajës në krye të pankinës, ndërsa vetë trajneri dha sinjale largimi pas humbjes në derbi.

Ndërkohë gazetari Ylli Aga jep një mesazh të koduar në llogarinë e tij në “Facebook“. Aga ka shpërndarë një foto gjatë një takimi me Ilir Dajën, të cilën e shoqëron me fjalët: “E megjithatë, ti je thjesht më i miri“. Një frazë kjo që ndoshta nënkupton se bashkëpunimit mes trajnerit kryeqytetas dhe Partizanit i ka ardhur fundi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *