Rexhinaldo është tashmë një një sulmuesit më të mirë në Superiore dhe shifrat e tij jane impresionuese, duke menduar që luan me Laçin, skuadër që vetëm këtë sezon me Gentian Mezanin ka nisur të luajë një futboll shumë sulmues, duke dalë nga tradita e vet, sepse është një skuadër e bazuar te mbrojtja e fortë dhe kundërsulmi.
Që para ndeshjes së djeshme Rexhinaldo ka arritur të shënojë sa gjithë sezonin e shkuar dhe tregolëshi ndaj Flamurtarit ishte i pari në Shqipëri.
Sulmuesi nga Mozambiku ka shënuar 11 gola në kampionat këtë sezon dhe ka shtuar edhe 2 gola në kupë, me një mesatare goli impresionuese.
Flamurtari është gjahu i preferuar, 5 gola këtë sezon, gol në çdo përballje, ndërkohë që edhe sezonin e shkuar i kishte shënuar, për llogari të Luftëtarit.
“Këtë tregolësh nuk do ta harroj kurrë, topin do ta mbaj gjithnjë kujtim”, deklaron afrikani, i cili më Laçin ëndërron të kthehet në Europa League, aty ku ka luajtur para disa vitesh me portugezët e Nacionalit.