Po luajmë futboll pa fund, ka lojtarë që përballojnë 50 lojtarë në vit dhe kampionate me 20 deri në 24 ekipe pjesëmarrës, ndërsa kupat kombëtare e ndërkombëtare, si dhe impenjimet me kombëtaret përkatëse, bëjnë që futbollistët të mos përballojnë dot ngarkesat e stërvitjes dhe ndeshjeve.
Zgjidhja? Ndoshta do ishte ajo e uljes së numrit të ndeshjeve, me kampionate me 16-18 skuadra, por në futbollin modern kjo është e pamundur, televizionet, sponsorët dhe kompanitë e basteve duan sa më shumë ndeshje, çdo ditë.
Për këtë arsye, UEFA ka studiuar një lëvizje që përbën një risi në futbollin botëror: 4 zëvendësime gjatë ndeshjes!
Eksperimenti është kryer në futbollin e femrave dhe në kampionatin U-21 të meshkujve vitin e shkuar.
Tani spanjollja Marca shkruan se UEFA është bindur për ta bere zyrtar këtë ndryshim madhor dhe tashmë pritet votimi në Komitetin Ekzekutiv, për të aprovuar gjithçka.