Revolucion i madh te Milani, 100 milionë euro të Maldinit dhe shumë shitje në merkato

Një revolucion i madh po përgatitet te Milani sa i përket merkatos së janarit. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, Paolo Maldini pret që të grumbullojë rreth 100 milionë euro që të jenë për t’u shpenzuar. Këtu përfshihen edhe 5 shitje nga klubi aktual, ndërsa me këta lojtarë aktualë kuqezinjtë janë larg të gjithë objektivave.

Procesi i këtij ndryshimi rrënjësor ishte planifikuar për në verë, por situata nuk është premtuese dhe nuk pret më. Pikërisht për këtë arsye do të kemi lëvizje të shumta të Milanit brenda orëve të ardhshme, po ashtu edhe blerje që priten të zyrtarizohet në ditët e fundit të merkatos, me paratë e grumbulluara. /Sport Ekspres/