Rënia e ekipeve të mëdha të Superiores dhe arbitrat në nivel si kurrë më parë, tani nuk ka vend për alibi

Nuk ka vend për alibi, ekipet e mëdha të Superiores janë duke përjetuar një moment të errët në këto katër javë të para të Superiores. Nëse për vendin e parë mund të krijosh sadopak një ide se kush mund të jetë kandidati potencial për titull, është mision i pamundur që të kesh të qartë se cila do të jenë tre ekipet e vendeve të fundit. Erzeni, Bylis, Egnatia dhe Kastrioti janë aktualisht kryefjala e kampionatit.

Askush prej tyre nuk po lëshon pe dhe të gjitha këto skuadra kanë nisur që ta dërgojnë objektivin pak më larg se pritej, Europa nuk është më e pamundur. Për t’u theksuar është se në këto katër javë të Superiores, arbitrat kanë pasur nivel të lartë. Pavarësisht disa pretendimeve në disa raste sporadike, niveli i gjykimit është ngritur dukshëm në krahasim me sezonin e shkuar. Kjo vërhet qartë dhe në uljen e tensionit karshi lojtarëve me kryesorët e takimit. Nuk ka vend më për alibi… /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *